FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE...

18
C E N T R U M 14 11 Adelina Demolli, MA 1 Nur Çeku, MA 2 UDC: 342.8.047(497.7) FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE FEDERALE: VËSHTRIM KRAHASUES ФЕДЕРАЛИЗАЦИЈА НА ЕВРОПСКАТА УНИЈА И ФЕДЕРАЛНИТЕ ДРЖАВИ: КОМПАРАТИВЕН ОСВРТ FEDERALIZATION OF EUROPEAN UNION AND FEDERAL STATES: COMPARISON OVERVIEW ABSTRACT Federalism is a system of government with clear constitutional po- wers divided between the government at the national level and its member states of the federal state. The founding units maintain their individual identity and integrity, creating a new entity that has its own identity and integrity. The founding units (states, regions, cantons, etc.) have expanded powers of self-organization and self-regulation in certain areas of power. The relationship between the two levels of government is regulated by the Constitution of the state as the supreme legal act. Federalism is undoubtedly a complex system mainly due to the vertical distribution of power and the exercise of dual sovereignty. This system can also be considered contradictory and tense with a 1 Adelina Demolli mban gradën Master i Drejtësisë në drejtimin kushtetues administrativ dhe fokus kryesor të hulumtimit ka të drejtën kushtetuese evropiane dhe të drejtën e Bashkimit Evropian.([email protected]). 2 Nur Çeku është phd. cand. në drejtimin kushtetutës administrativ dhe fokus kryesor te hulumtimit ka drejtësinë kushtetuese, sundimin e ligjit dhe studimet parlamentare.([email protected]).

Transcript of FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE...

Page 1: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

11

Adelina Demolli, MA1 Nur Çeku, MA2

UDC: 342.8.047(497.7)

FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE FEDERALE: VËSHTRIM KRAHASUES

ФЕДЕРАЛИЗАЦИЈА НА ЕВРОПСКАТА УНИЈА И

ФЕДЕРАЛНИТЕ ДРЖАВИ: КОМПАРАТИВЕН ОСВРТ

FEDERALIZATION OF EUROPEAN UNION AND FEDERAL STATES: COMPARISON OVERVIEW

ABSTRACT

Federalism is a system of government with clear constitutional po-

wers divided between the government at the national level and its

member states of the federal state. The founding units maintain their

individual identity and integrity, creating a new entity that has its own

identity and integrity. The founding units (states, regions, cantons, etc.)

have expanded powers of self-organization and self-regulation in certain

areas of power. The relationship between the two levels of government

is regulated by the Constitution of the state as the supreme legal act.

Federalism is undoubtedly a complex system mainly due to the

vertical distribution of power and the exercise of dual sovereignty. This

system can also be considered contradictory and tense with a

1 Adelina Demolli mban gradën Master i Drejtësisë në drejtimin kushtetues

administrativ dhe fokus kryesor të hulumtimit ka të drejtën kushtetuese evropiane dhe

të drejtën e Bashkimit Evropian.([email protected]). 2 Nur Çeku është phd. cand. në drejtimin kushtetutës administrativ dhe fokus kryesor

te hulumtimit ka drejtësinë kushtetuese, sundimin e ligjit dhe studimet

parlamentare.([email protected]).

Page 2: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

12

progressive conflict between the central government and the constitu-

tive states. As a governing system, it is functional and affirmative in

some countries, but it is also the case of the organization of the

European Union. This paper addresses some of the key "moments" in

the development and operation of this governing system. First, the birth

and concept of the federal state is addressed, and then its affirmative

models: the American and German models and the supranational model

- the European Union.

Keywords: federalization, vertical separation of powers, dual

sovereignty; human rights, rule of law, protection of minorities,

subsidiarity and the European Union.

I. FEDERALIZMI: KONCEPTI TEORIK

Shteti si zgjatim i komunitetit është premisa kryesore për të pasur

një shoqëri njerëzore të organizuar dhe një rend juridik që rregullon

marrëdhëniet mes shoqërisë dhe shtetit. Format e shtetit janë të ndrysh-

me, por thelbi i tij, mbetet bashkëjetesa paqësore në shoqëri. Një prej

parimeve kryesore të organizimit të shteteve moderne është ai i ndarjes

se pushtetit. Ndarjen horizontale të pushtetit në tri degë: legjislativ,

ekzekutiv dhe gjyqësor në sistemin federal e kompleton ndarja vertikale

të pushtetit, mes qeverisë qendrore (shtetit federal) dhe pushtetit të

shteteve anëtare (shteteve përbërëse).

Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga një bashkim

shtetesh të cilat kanë një shkallë të avancuar pavarësie, (popullsi, territor

dhe qeverisje) dhe në të cilën qeverisë federale i mbivendosen qeveri të

ndryshme të këtyre njësive. Fjala federalizëm vjen nga fjala latine foedus

që do të thotë lidhje apo bashkim dhe nënkupton bashkimin e njësive më

të vogla politike në një krijese më të madhe qe quhet shteti federal.

Federalizmi është adaptuar si rrugë për të mundësuar rajoneve të

ndryshme me kultura të ndryshme dhe interesa dukshëm të ndryshme për

t’u bashkuar si një shtet.3 Thelbi i këtij sistemi është se shteti federal, ruan

pavarësinë e njësive te tij edhe pas themelimit të bashkimit. Kjo lidhje,

gjithashtu nënkupton një angazhim moralisht të detyrueshëm ku të gjithë

partnerët sillen me njëri-tjetrin në përputhje me frymën e ligjit dhe jo

3 Arsim Bajrami, Parlamentarizmi, (Prishtinë:2010), f. 263.

Page 3: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

13

thjesht me letrën e ligjit. Në rast konflikti mes të drejtës federale dhe të

drejtës së shteteve anëtare, vlen e drejta federale si shprehje absolute e

primatit (superioritetit) të së drejtës së federatës.4

Federalizmi mund të përkufizohet edhe si një sistem kooekzistues

i shteteve të pavarura të cilat ndërtojnë një superstrukturë të përbashkët

të pushtetit, por ruajnë edhe pavarësinë dhe identitetin e tyre. Debatet

shkencore rreth përcaktimit të konceptit të federalizmit janë të shumta

dhe te vazhdueshme dhe ndryshojnë nga ato gjithëpërfshirëse deri tek

ato kufizuese. Sipas autorit Frenkel ekzistojnë rreth 255 koncepte, sqa-

rime, mendime, të gjera për federalizmin.5 Përkufizimi me i përhapur i

federalizmit në kuptimin politik nënkupton një sistem qeverisës në të

cilin pushteti është i ndarë mes qeverisjes qendrore dhe njësive politike

të nën qeverisjes, tërësia e të cilave quhet federatë.

Lidhur me origjinën e federalizmit, konsiderohet se Greqinë anti-

ke janë shfaqur shkëndijat e para te federalizmit si forma te ndryshme

të bashkimit të disa poliseve greke me qëllim t sendërtimit të qëllimeve

te përbashkëta.6 Por si parim modern shtetëror-juridik federalizmi është

ideuar në Francë nga Montesquieu dhe Proudhoni. Sipas Montesquieu

ndarja e pushteteve të pushtetin absolut qendror dhe ai dizajnoi ndarjen

e pushtetit në degët legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Parimi i

federalizmit si parim i ndarjes se pushtetit u bë një element thelbësor i

strukturës kushtetuese të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Australisë

dhe tek disa vende në Evropë, të cilat kanë zhvilluar traditat federaliste

( kryesisht vendet gjermano- folëse).

Historikisht, motivet e identifikuara të cilat ndikojnë që shtetet

sovrane të bashkohen në një shtet të përbashkët janë: (i) zgjerimi i terri-

torit, (ii) mbrojtja nga kërcënimit e jashtme dhe (iii) për të marrë pjesë

në përfitimin e kuadër te strukturës federale qe themelohet. Lindja dhe

zhvillimi i federalizmit, ka njohur eksperienca te dallueshme ne shtetet

e ndryshme. Dallimet mund të bëhen ndërmjet federalizmit agregativ

(federalizmi i bashkuar), siç janë: Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Aus-

tralia dhe federalizmi disagregativ apo devolutiv (duke mbajtur së bash-

ku federalizmin) si India, Belgjika dhe Spanja. Federatat tjera janë

krijuara përmes ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare (Irak,

4 Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, ( Prishtinë: 2011), f.109. 5 Shih M. Frenkel ,Faderalismus und Bundessaat, vëllimi. I. Foderalismus,(Bern

/Frankfurt: 1984) a.m. f. 113. Cituar nga Zef Ahmeti, Mendime për Kushtetutën dhe

Shtetin, (Zagreb: 2005) f.53. 6 Kurtesh Salihu, E Drejta Kushtetuese,( botim i katërt, Prishtinë : 2004)f. 377.

Page 4: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

14

Unioni i Serbisë dhe Mali i Zi) vijnë nga një fenomen i 'bashkimit' të

federalizmit, ndërsa Kanada përfaqëson një model me kompleks ku

përzihen dinamika agregativ dhe disagregativ.7

Tabela 1. Modelet e ndryshme te procesit te formimit te

shteteve federale

Forma e modelit te shtetit

federal

Shtetet përfaqësuese të modelit

Modeli klasik nga

konfederata

SHBA (1780), Zvicër (1848), Kanada

1867), Australi (1901),

Evoluimi nga shtetet

unitare

Belgjika (1993), Etiopia (1995)

Nga konfliktet etnike Bosnja dhe Hercegovina (1995),

Afrika e Jugut (1996)

Federatat e Amerikës

Latine

Venezuela (1811), Meksikë (1824),

Argjentinë (1853), Brazil (1891)

Federatat post-koloniale Nigeria (1954), Pakistani (1956),

Malajzia (1957)

Sistemi federal është krijuar përmes një procesi politik intensiv i

dizajnuar për të akomoduar kërkesat konkurruese për pushtet, njohjen

dhe autoritetin e grupeve vendimmarrëse ekzistuese. Federalizmi veça-

nërisht është produkt i kompromisit politik në situata të caktuara histori-

ke mes aktorëve vendimmarrës.8 Sistemi federal mund të kuptohet edhe

si sistem i kundërt i sistemit unitar. Shtetet federale themelohen bazuar

në vullnetin e lirë të njerëzve që nga fillimi (Zvicra, SHBA) ose kur

shteti ka fituar pavarësinë e saj (Indi, Nigeri).9 Përjashtim nga forma

vullnetare e themelimit të shtetit vullnetar federal mund të konsiderohen

federatat komuniste (ish-BRSS, ish-RSFJ, ish-Çekosllovakia,) të cilat

edhe janë shpërberë si shtete dhe kanë pushur së ekzistuari si subjekte

të drejtës ndërkombëtare.

7 Lidija R Basta Fleiner and Jean-François Gaudreault-Des Biens , Federalism and

autonomy in Routledge Handbook of Constitutional Law, (ed) Mark Tushnet, Thomas

Fleiner and Cheryl Saunders, (Routledge, USA and Canada: 2013) f. 241. 8 Rreth Federalizmit shih librin monumental: Viki C. Jackson & Mark Tushnet,

Comperative Consitutional Law- third edition. Capter IX: Federalism: Power sharing

and minority protection, (University Casebook Series. Harward Law School: 2014) 9 Søren Dosenrode, Federalism Theory and Neo-Functionalism: Elements for an

analytical framework in “Perspectives on Federalism, (Vol. 2, issue 3, 2010). f. 11.

Page 5: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

15

Për themelimin e shtetit federal janë të nevojshme dy kushte: e

para ekzistenca e një grupi shtetesh si p.sh.. kantonet e Zvicrës, Shtetet

e Konfederatës Amerikane apo provincat e Kanadasë, te cilat janë

shumë të afërta gjeografikisht, historikisht, në racë, ose te ngjashme dhe

të aftë për të sjellë në sytë e banorëve të tyre një përshtypje të kombësisë

së përbashkët, ndërsa kushti i dytë absolutisht rëndësishëm është ekzis-

tenca e një dëshire të unitetit kombëtar dhe vendosmëria për të ruajtur

pavarësinë e çdo njeriu, si ajo e çdo shteti të pavarur”.10 Shteti federal

është subjekt ndërkombëtar, por edhe shtetet përbërëse gëzojnë shkalle

te caktuar te këtij subjektiviteti. Sipas rregullit, politika e jashtme,

dërgimi dhe pranimi i përfaqësuesve diplomatik, mbrojtja dhe siguria,

marrëveshjet ndërkombëtare janë kompetencë e federatës si tërësi.11

Lidhur me konceptin e federalizmit dhe strukturës së tij janë të

identifikuara katër elemente të cilat bashkërisht formojnë strukturën e

tij. Elementi i parë është bashkimi apo lidhja mes njësive federative e

cila është një lidhje e përhershme, pastaj është elementi i dytë ai i auto-

nomisë së njësive federative të cilat janë të integruara në federatë, ele-

menti i tretë është subsidiriateti sipas të cilit federata ndihmon dhe

mbron njësitë federative 12 dhe elementi i katërt është ai i vendimmarr-

jes së përbashkët (konsensusit) në të gjitha çështjet me rëndësi. Sistemi

federal mund te kuptohet edhe si sistem i kundërt i sistemit unitar. Sipas

David L. Filips shkaku kryesor i konfliktit në Siri është përqendrimi i

pushtetit në administratën e pakicës Alawite dhe se decentralizmi mund

të kontribuoje për paqe dhe tranzicioni politik e qeverisja e ardhshme e

Sirisë duhet të konsiderojnë një marrëveshje kushtetuese e cila parasheh

ndarjen e pushtetit.13 Ne rastin e shtetit unitar sovraniteti qëndron eks-

kluzivisht ne qeverinë qendrore; autoritetet nën-kombëtare, qoftë

rajonale apo lokale, mund të bëjnë politikën si dhe ta zbatojnë atë, por

ata e bëjnë këtë me lejen apo miratimin e qendrës.

10 A.V. Dicey, Introduction to the Study of the Law of the Constitution (10th ed.,

London and Basingstoke: 1959), Chapter III, Parliamentary Sovereignty and

Federalism, f. 141-142. 11 Zejnullah Gruda, op. cit. f. 108. 12 Neni 4, paragrafi 4, i Kushtetutës Amerikane përmban këtë dispozite;’SHBA i

sigurojnë çdo shteti ne këtë Union, një forme republikane te qeverisjes se vendit dhe

mbrojnë secilin shtet prej pushtimi”. 13 David L. Filips, Ndarja e Pushtetit, zgjidhja e konfliktit sirian, (Artikull i botuar

në Gazetën “Zëri” me 23 mars 2016).

Page 6: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

16

Tabela 2. Avantazhet dhe disavantazhet e sistemit federal

kundrejt atij unitar 14

Avantazhet: Disavantazhet:

Shpërndarja e pushtetit dhe

diversiteti

E bën të vështirë arritjen dhe

ruajtjen e unitetit kombëtar

Me afër çështjeve dhe qytetarëve Qeveritë e shteteve

konstituivë, mund t'i

rezistojnë politikave

kombëtare

Qeveritë lokale mund t'i trajtojnë

më mirë problemet lokale

Mund të lejojë pabarazinë

ekonomike dhe

diskriminimin racial

Me shume konkurrencë dhe

pjesëmarrje politike

Njësitë më të vogla mund të

mungojnë ekspertiza dhe

para

Nxit eksperimentimin dhe

inovacionin

Zbatimi i ligjit dhe drejtësia

janë të pabarabarta

I përshtatet një vendi të madh me

një popullsi të larmishme

Mund të promovojë

dominimin lokal me interesa

të veçanta

Mbron të drejtat te drejtat e njeriut

dhe qasje afirmative për te drejtat e

minoriteteve

Kosto buxhetore dhe kohore

Pavarësisht nuancave dalluese që mund të kenë modelet e fede-

ralizmit në shtete të ndryshme, veçoritë thelbësore të përbashkëta janë:

a) një dhome e dytë legjislative me kompetenca vendimmarrëse; b)

shpërndarjen e pushtetit mes niveleve qeveritare, përfshirë ato që janë

kompetenca ekskluzive dhe ato konkurruese; c) alokimi i pushtetit të

mbetur; ç) mekanizmat e zgjedhjes së konflikti mes dy niveleve të push-

tetit: d) supremacia e ligjit federal brenda sferës së autoritetit kushtetues

të qeverive kombëtare: dh) gjykimi i gjyqësisë kushtetuese në ndarjen

e pushtetit.15 Por me gjithë suksesin dhe përshtatjen e tij në etapa të

caktuara federalizmi ka përjetuar dhe vazhdon të sfidohet nga shkaqe te

14Konrad Rueter, The Bundesrat and the Federal System, (Berlin: 2009), f. 7. 15Viki C. Jackson & Mark Tushnet, op.cit, f. 958.

Page 7: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

17

ndryshme. Këto shkaqe ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe mund të

kenë arsye politike, etnike, fetare apo financiare.

II. MODELI ORIGJINAL DHE INOVATIV I

FEDERALIZIMIT: SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKËS

Në Amerikë shtetet (kolonitë) kanë ekzistuar së pari të organi-

zuara në Konfederatë e cila ishte formuar gjatë luftës për pavarësi si një

bashkim i dobët midis shteteve.16 Kjo Konfederatë nuk kishte pushtet

ekzekutiv dhe si pasojë e tensioneve midis shteteve bashkuese u pamun-

dësua një qeverisje efektive. Ky dështim i Konfederatës, nxiti miratimin

e Kushtetutës, përmes se cilës ju dha pushtet më i madh qeverisë qen-

drore. Miratimi i Kushtetutës se SHBA-ve (1787) po ashtu kishte rezul-

tuar me tensione dhe kompromise. Eterit themelues donin një qeveri të

fortë kombëtare për të siguruar sigurinë kombëtare dhe një ekonomie të

shëndoshë dhe efikase.

Kompromisi i madh i cili bëri të mundur miratimin e saj ishte

pikërisht kompromisi për çështjet e sistemit federal.17 John Marshall,

kryetari i parë i Gjykatës Supreme Amerikane rreth raportit mes shteteve

dhe qeverisë qendrorë kishte theksuar se ”kjo pyetje do të jetë e ngritur

përjetësisht dhe do të vazhdoi të ngritët përderisa sistemi ynë do të vijoje

së ekzistuari”. Kjo kushtetutë për herë të parë, krijoi një sistem të

qeverisjes të mbështetur në parimet e republikanizimit, federalizmit, nda-

rjes së pushteteve dhe balancimit mes tyre. Një prej hartueseve të Kush-

tetutës amerikane, Medisoni, theksonte se “kushtetuta në rigorozitetin e

saj, nuk është një kushtetute kombëtare por një kushtetute federale.18

Pavarësisht se kushtetuta amerikane nuk përdori termin “federa-

lizm” askund në tekstin e saj, ky koncept përfaqëson një prej ideve

strukturore më të rëndësishme i cili nënkuptohet në dizajnimin e doku-

mentit. Federalizmi është koncepti më i rëndësishëm dhe inovativ në

kushtetutën amerikane, të cilën bota nuk e kishte parë deri atëherë.

Federalizmi ishte zbulimi ynë kombëtar ka thënë Gjyqtari Anthony

Kenedi.19 Organizimi federal dhe ndarja e përgjegjësive kushtetuese, në

16 Kolonit amerikane, kishin formuar Konfederatën me një marrëveshje e cila është

quajtur: Nenet e Konfederatës dhe Bashkimit të Përjetshëm” në vitin 1778. 17 Rex E. Lee, Vështrimet e një Juristi për Kushtetutën, (Tiranë: 2000), f. 76 18 Medision, Letra e Federalistit nr. 39. 19 Norman Redlich, John Attansio, Joel K. Goldstein, Understanding Constitutional

Law (San Francisco: 2005, Third edition) 2004) f. 151.

Page 8: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

18

mes të organeve federale dhe atyre në nivel të njësive federale të cilët

gëzojnë një shkallë të gjerë të mëvetësisë politikë dhe juridike përbejnë

atribut të dalluar të qeverisjes amerikane.20

Modeli federalist i SHBA-së paraqet rastin maksimal të zbatimit

të parimit të ndarjes së pushtetit në mes shtetit qendror dhe shteteve

anëtare.21 Në rindarjen e kompetencave në mes shtetit federal dhe shte-

teve përbërëse, modeli i përzgjedhur është ai i ndarjes së kompetencave

në funksionin legjislativ, legjislacioni federal është kompetent vetëm

për çështjet e listuar në Kushtetutë, për të tjerat, në legjislacion u atri-

buohet autonomi e gjerë shteteve anëtare. Duke ju referuar ndarjes se

pushtetit, Gjyqtari Kenedi, shkruante se : Hartuesit e Kushtetutës, ndanë

atomin e sovranitetit.22

Federalizmi amerikan ka dy dimensione: vertikal që ka të bëje me

raportet mes federatës dhe shteteve dhe dimensioni horizontal që ka të

bëjë me relacionet mes shteteve. Kompetenca federative të renditura në

Kushtetutë përfshijnë të drejtën për të mbledhur taksat, për të shpallur

luftë dhe për të kontrolluar tregtinë. Krahas këtyre kompetencave të

ngarkuara apo të shprehura, qeveria kombëtare ka edhe kompetenca të

nënkuptuara të cilat i japin mundësi qeverisë t’u përgjigjet nevojave të

qytetarëve. Ka edhe kompetenca të cilat Kushtetuta nuk u ndalon shte-

teve por as nuk ja liston qeverisë kombëtare të cilat i përkasin popullit

apo shteteve. Ndërkaq, kompetencat e shteteve përfshijnë një rreth më

të gjerë duke përfshirë arsimin, martesën, familjen, etj. dhe në rast të

mosmarrëveshjes qeveria kombëtare ka pushtetin më të lartë. 23 Por

autonomia e shteteve është e mbrojtur në shumë mënyra, duke përfshirë

fuqinë e tyre për të zgjedhur kolegjin zgjedhor dhe rishikimin e Kushte-

tutës. Për më tepër, Amendamenti i dhjetë rezervon për shtetet përbë-

rëse të gjitha kompetencat që nuk u janë deleguara Shteteve të

Bashkuara nga Kushtetuta dhe Amendamenti i njëmbëdhjete ndalon

qytetarët për të paditur qeverinë e një shteti tjetër përveç shtetit të tyre.

Për funksiononim e sistemit federal amerikan, kushtetuta përcak-

ton disa klauzola të rëndësishme. Klauzola e “besimit dhe kredisë së

20 Visar Morina, Gjyqësia Kushtetuese, (Prishtinë: 2013), f.75. 21 Rreth sistemit federal amerikan dhe federalizmit krahasues me shumë tek: Viki C.

Jackson & Mark Tushnet Comperative Consitutional Law- third edition. Capter IX,

(University Casebook Series. Harward Law School: 2014) 22 Norman Redlich, John Attansio, Joel K. Goldstein, op, cit. f. 153. 23 Zenun Halili.,Politika dhe Qeverisja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

(Prishtinë: 2006), f. 46-47.

Page 9: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

19

plotë” është e përcaktuar me nenin IV të kushtetutës sipas të cilës në

çdo shtet aktet publike, procesverbalet dhe procedurat gjyqësore të shte-

teve tjera duhet të gëzojnë besim dhe kredi të plotë. Efektet e kësaj dis-

pozite janë se disa akte zyrtare të caktuara të secilit shtet si ato të marte-

save dhe shkurorëzimeve dhe vendimet e gjykatave duhet të zbatohen

nga të gjitha shtetet. Për shembull, një martesë ligjore në një shtet duhet

të njihet në të gjithë linjat e shtetit. Gjithashtu edhe klauzola e “privile-

gjeve dhe imuniteteve” përcakton se shtetet duhet të trajtojnë banorët te

cilët nuk janë shtetas te tyre, ashtu siç trajtojnë shtetasit e tyre. Kjo ka

për qëllim për të nxitur tregtinë dhe udhëtimin e qytetarëve në mes të

shteteve. “Klauzola për tregtinë” po ashtu ka rol në marrëdhëniet mes

pushtetit federativ dhe shteteve.24

Është e rëndësishme të përmendet se një faktor i madh që ndikon

në zhvillimin dhe ndryshimin e federalizmit janë vendimet e Gjykatës

Supreme të SHBA-së e cila ka pushtet të prerë sa i përket interpretimit

të Kushtetutës. Ajo ka mandat të shfuqizoi çdo ligj federativ, shtetëror

apo lokal i cili gjatë kontrollit kushtetutës të Gjykatës vlerësohet se

është në kundërshtim me Kushtetutën dhe të përcaktojnë kufijtë e

kompetencave ekzekutive dhe legjislative dhe vendimet e saj janë

paapelueshme. Kjo për pasoje e bën Gjykatën jo vetëm gardian por ne

momente te caktuar edhe mjeshtrin e kushtetues.25

Precedentët e vendosur prej Gjykatës Supreme kanë pasur një rol

prominent në zhvillimin dhe qartësimin e federalizmit në Shtetet e

Bashkuara. Shumë vendime të rëndësishme në lidhje me marrëdhënien

federatë-shtet janë dhëne sidomos gjatë periudhës kur ketë Gjykatë e ka

udhëhequr John Marshall në fillim janë të nxjerrë viteve 1800.26 Në

këto vendime Gjykata “promovoi” një lloj epërsie në favor të pushtetit 24 Kushtetuta Amerikane ne nenin 1, pika 8,thekson se mes tjerash së Kongresi ka

kompetenca: “Të rregulloi tregtinë me vendet e huaja, midis shteteve të ndryshme,

dhe me fiset indiane”. 25 A.V. Dicey, Introduction to the Study of the Law of the Constitution (10th ed.,

London and Basingstoke: 1959), Chapter III, Parliamentary Sovereignty and

Federalism, f. 171. 26Këto vendime kanë përcaktuar rolin e Gjykatës Supreme të nevojshme të ndihmuar

e përcaktuar balancën e pushtetit në vend. Vendimet e kësaj Gjykate që krijuan prece-

dentë të rëndësishëm rreth elementeve të federalizmit në Amerikë sidomos raportit

mes Federatës dhe shteteve anëtare janë rastet: Chrisholm v. Gjeorgji (1793): E drejta

e qytetareve të një shtetit që të padisë qytetarët e një shteti tjetër çoi në miratimin e

Amendamentit njëmbëdhjetë të Kushtetutës, e cila ka ndaluar padi të tilla; McCulloch

v Maryland (1819): Mbështeti të drejtën e qeverisë kombëtare për të krijuar një bankë

dhe riafirmoi idenë e "supremacisë kombëtare".

Page 10: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

20

qendror dhe kjo mund të kuptohet pasi vendi ishte në fillet e para të

bashkimit federal dhe kishe nevojë që pushteti qendror të kishte sa me

shumë kompetenca. Në rastin McCulloch v. Maryland (1819) Marshall

ju përgjigj pozitivisht dy pyetjeve siç ishin: a) a mundet qeveria federale

të bëjë gjëra që nuk janë shprehur qartë në Kushtetutë në relacion me

shtetet dhe b) a është qeveria federale supreme ndaj shteteve?. Përgji-

gjja e Marshallit ishte pozitive me arsyetimin se një bankë federale

është e nevojshme për qeverinë federale për të përmbushur funksionet

e saj ekonomike dhe fiskale të shprehura shprehimisht në Kushtetutë

dhe përgjigjja në pyetjen e dytë ishte, po Qeveria federale është supre-

me në relacion me shtetet federale. Gjykimi i këtij rasti ka pasur ndikim

të madh në dizajnimin e pushtetit federalist dhe relacioneve mes shtete-

ve dhe pushtetit në nivel federativ.

Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar disa modele të federalizmit i

cili është dukur me i përshtateshim ne kohen e dizajnimit dhe jetësimit

te tyre.27 Në periudha të vështira të ekzistencës së shtetit, duket që

qeveria federale ka akumuluar pushtet më të madh kundrejt shteteve.

Duke analizuar format e federalizmit në SHBA, mund të konsiderohet,

se presidentet nga radhët e republikaneve kanë favorizuar pavarësinë e

shteteve kundrejt federatës. Pavarësisht formave të dallueshme që

mund të vërehen tek modeli amerikan i federalizmit, thelbi i këtij është

federata dhe shtetet ushtrojnë se bashku sovranitetin.28

Sistemi federal ka krijuar një sistem të qeverisjes, në të cilin të dy

qeveritë kombëtare dhe shtetërore gjithë pushtetin e marrin nga populli.

Megjithatë, marrëdhënia midis qeverive të shteteve dhe qeverisë të

shtetit kombëtar nuk është i ngurtë. Federalizmi ka ndryshuar shumë

gjatë viteve dhe vazhdon të zhvillohet dhe të rritet me ngjarje të reja

dhe çështjet që vijnë po ndikojnë në vend. Tensionet apo tendencat kon-

kurruese mes shteteve dhe qeverisë qendrore do të vazhdojnë të jenë të

pranishme në sistemin amerikan të qeverisjes dhe duket që dy palët janë

akomoduar me këtë tension.

27 Disa nga format e federalizmit amerikan janë: (i) federalizmi i dyfishte (pas luftës

civile); (ii) federalizmi kooperativ apo torta e mermerte (gjatë periudhës se rimëkëm-

bjes ekonomike); (iii) federalizmi konkurrues (federalizmi progresiv dhe federalizmi

i ri gjatë administratës se presidenteve: Nikson, Regan, Bush dhe Obama). 28 Rasti Alden v. Maine, Vendimi nr. 98-436, 23 qershor 1999 i Gjykatës Supreme të

Amerikës, mes tjerash theksonte se sovraniteti i Kongresit dhe shteteve është i

përbashkët në ruajtjen e federatës.

Page 11: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

21

IV. FEDERALIZMI GJERMAN: MODELI KOOPERATIV

Gjermania është një federatë e shteteve (landeve) që e përbëjnë

atë dhe zbaton një model tipik parlamentar, të kundërt me sistemin

presidencial amerikan. Gjermania, sikurse shumica e shteteve evropia-

ne, ka një sistem parlamentar te mirëfilltë te krijuar me grup tipik të të

drejtave dhe lirive të ndërlidhura me të gjitha demokracitë e njohura

funksionale.29 Sistem politik gjerman që ka kaluar në faza të ndryshme

nga monarkia, perandoria, republika, diktatura naziste, protektorati i

huaj, ndarja mes dy shteteve me modele të kundërta politike dhe pas

ribashkimit nën një model të vetëm politik.30

Për dallim nga kushtetuta e SHBA-ve, qe nuk pëmend shprehi-

misht federalizimin, ligji themelor përcakton se “Republika Federale

Gjermane është një shtet federal, demokraitik dhe social”.31 Përfaqë-

simi i qytetarëve dhe shteteve bëhet në Dhomën Federale (Bundestag)

që zgjidhet drejtpërdrejtë prej trupit zgjedhor, ndërsa Dhoma e Shteteve

(Bundesrat) është e përbërë nga anëtarë të qeverive të landeve të veçan-

ta, në përpjesëtim me popullsinë gjegjëse të tyre.Federalizmi gjerman

paraqet modelin më të zhvilluar në Evropë dhe funksionon mbi bazën e

ndarjes gjeografike dhe një decentralizmi federal.32

Sistemi federal gjerman është i bazuar shumë më tepër në parimet

kushtetuese se sesa modeli federalist i SHBA-ve të cilat kanë evoluar

në reagim të zhvillimeve politike dhe ekonomike në një proces të gjatë

historik, shpesh të vështirë dhe me ndërprerje në të cilat Gjykata Supre-

me ka luajtur rolin kryesor.33Në sistemin federal gjerman, marrëdhëniet

kushtetuese dhe mes shtetit dhe federatës dhe marrëdhëniet kushtetuese

mes shteteve janë qeverisur nga parimi i pa shkruar kushtetutës për obli-

gimin reciprok mes federatës dhe landeve për tu sjellë në mënyre pro

federale. Elementi kryesor i sistemin federal gjerman është epërsia e

shtetit federal në nxjerrjen e legjislacionit kryesor, të cilit i bën kun-

dërpeshë, një kompetencë e gjerë të shteteve në fazën e ekzekutimit.34

29 Për Landet gjermane dhe funksionimin e sistemit federal politik gjerman shih:

Arthur B. Gunlicks (2003) “The Lander and German Federalism”,(Manchester

University Press: 2003) 30 Afrim Krasniqi, Partitë Poltike dhe Sistemet Politike, (Tiranë: 2008), f. 297. 31 Ligji Themelor Gjerman , II [Federata dhe landet] Neni 20.1. 32 Arsim Bajrami, op.cit, f. 323. 33 Arthur B. Gunlicks, op.cit. f.72. 34 Neni 31 i Ligjit Themelor përcakton” E drejta federale ka epërsi mbi të drejtën e

Landit.

Page 12: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

22

Zbatimi i ligjeve federale i përket kryesisht shteteve, me përjashtim të

rasteve të veçanta, në të cilat legjislatori federal ia jep këtë të drejtë, në

mënyrë të shprehur qartë, aparateve administrative federale. Forca më

e madhe e landeve gjermane qëndron në kompetencat e tyre në hapësi-

rën e administrimit, dhe jo në atë legjislative. Kjo sipas prof. Donald P.

Kommers ka të bëje me një “federalizëm administrativ” formulë që

nënkupton një model në të cilin legjislacioni është tendencialisht i një-

suar dhe garanton barazinë thelbësore në mes qytetarëve, ndërsa admi-

nistrimi është tërësisht i diferencuar. Për shkak të dominimit të ekzeku-

tivit dhe shpërndarjes së kompetencave ndërmjet niveleve federale

(legjislacioni dominohet nga Bundi, ndërsa ekzekutimi dominohet nga

landet), prandaj federalizmi gjerman quhet me të drejtë edhe

“federalizëm ekzekutiv”.35

Në Gjermani, qeveria federale ka kompetenca të gjëra legjisla-

tive, por landet janë zakonisht të ngarkuar me zbatimin e legjislacionit

federal.36 Ligji Themeltar Gjerman parashikon tre lloje legjislacionesh

federale: Legjislacioni ekskluziv, që në thelb “imiton” pushtetin federal

të SHBA-ve (enumerated powers) në fushën e mbrojtjes, politikës së

jashtme, politikën ekonomike, monetare, mbrojtjen e të drejtave theme-

lore të njeriut etj. Bëhet fjalë për ato çështje për të cilat është e nevojsh-

me një disiplinë e njësuar mbi të gjithë territorin federal. Legjislacionin

bashkërendues, në hapësirën e të cilit landet kanë kompetenca vetëm në

qoftë se Federata nuk ushtron kompetencat e veta (mes të cilave, të

drejtat civile, të drejtat penale, rregullimin gjyqësor). Lloji i trete është

legjislacioni kornizë, nëpërmjet të cilit është parashikuar mundësia për

Federatën të ndërhyjë në gjashtë fusha të tjera (arsimi i lartë, shtypi,

mbrojtja e mjedisit). Ligji Themelor (Neni 70) përcakton se landet kanë

pushtet legjislativ, për çështjet në të cilat Ligji Themelor nuk i rezervon

federatës kompetenca legjislative.

Federalizmi gjerman ngjashëm me sistemin federal amerikan,

ndonëse me një nuancë më të lehtë është formësuar nga jurisprudenca e

Gjykatës Kushtetuese Federale. Kjo Gjykata mbështetur në doktrinën

kushtetutës të Bundestreue-it, (besnikëria federale), ka përcaktuar me

jurisprudencën e saj edhe raportet mes shtetit federal dhe landeve dhe

raportet mes landeve. Një prej çështjeve me problematike, në relacionet

mes landeve janë ato të mbështetjes financiare mes landeve. Lidhur me

35 Matthias Niedobitek, The German Bundesrat and Executive Federalism”

Perspectives on Federalism, (Vol. 10, issue 2, 2018), f. 199. 36 Neni 84 i Ligjit Themelor Gjerman.

Page 13: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

23

mendimet e ndryshme mbi kushtetutshmërinë e së ashtuquajturës balancë

financiare horizontale, Gjykata Kushtetuese ka theksuar: “parimi i një

shteti federal për shkak të qenies së tij shërben si bazë jo vetëm për të

drejtat por edhe për detyrimet. Një nga këto detyrime kërkon që landet

më të zhvilluara ekonomikisht duhet të ndihmojnë landet që kanë ekono-

mi më të dobët”, brenda një kufiri të caktuar (BVerfGE 1, 117 [131].37

Federalizmi gjerman i njohur si federalizëm kooperativ e ka

funksion integrues. Kjo vërehet edhe tek dispozitat kushtetutës të cilat

parashohin ndërmarrjen e masave për ruajtjen e rendit dhe ekzistencën

e një landi nëse ai mund të rrezikohet. Kjo përfshinë reagimin e federa-

tës me angazhimin e kapaciteteve federale për renovimin e gjendjes në

një land apo disa landeve nëse janë përballuar më të njëjtën situatë.

V. BASHKIMI EVROPIAN: NJË FEDERATE SUI GENERIS

Integrimi evropian, ishte një ide e vjetër, por filloi të jetësohet pas

përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mjedisi shkatërrues kërkonte

domosdoshmërinë e një bashkëpunimi mes shteteve evropiane jo vetëm

në rindërtimin e shteteve por edhe në gjetjen e formave bashkëpunuese.

W. Churchill në vitin 1946, theksonte se “Ne duhet të ndërtojmë një lloj

të Shteteve të Bashkuara të Evropës...Struktura e Shteteve të Bashkuara

të Evropës duhet të jetë asisoj ku shtetet e vogla të jenë aq të rëndësish-

me sa edhe shtetet e mëdha’.38 Bashkëpunimi i shteteve evropian dukej

se ishte i vetmi opsion i arsyeshëm dhe si rrjedhojë veprimi federalist u

bë i mundur.

Nga viti 1950 shtetet evropiane filluan bashkëpunimin ekonomik

përmes Traktatit për themelimin e Komunitetit Evropian për Thëngjill

dhe Çelik. Për të vazhduar pastaj me thellimin e bashkëpunimit edhe në

vitin 1957 me Traktatin e Romës i cili traktat në thelb kishte për qëllim

krijimin e tregut të përbashkët i cili përfshinte bashkëpunim në të gjithë

sektorët ekonomik përveç atyre të mbuluar nga Komuniteti Evropian

për Thëngjill dhe Çelik dhe kështu do të vazhdonin rritjen e bashkëpu-

nimit edhe në fushat ekonomike dhe monetar edhe me Aktin Unik

Evropian të vitit 1987.

37Vendim (Urteil) i Senatit të Dytë, dt. 28 Shkurt 1961– 2 BvG 1, 2/60 , Vendim i

Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, Vendime të Përzgjedhura të Gjykatës Kushtetu-

tese Federale Gjermane ( pëkthyer në shqip 2010). 38 R.R. James “W. Churchill, Complete Speeches, (Chelsea House,Vol, 7: 1974), f. 7381.

Page 14: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

24

Por, është Traktati i Mastrihtit apo Traktati për Bashkimin Evro-

pian (TBE) i 7 shkurt 1992 ai që themeloi Bashkimin Evropian. Me këtë

Traktat BE-ja do të funksiononte mbi tri shtylla: shtylla e Komunitetit

Evropiane Ekonomik (KEE), shtylla e Politikës së Jashtme dhe e Sigu-

risë së Përbashkët dhe shtylla e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në

çështjet penale. Shtyllën e parë e karakterizonte natyra supernacionale

që do të thotë se shtetet anëtare i kanë bartur kompetencat shtetërore tek

Komuniteti Evropian.

Vlerat themelore, që qëndrojnë në dokumentet themeluese të BE-

së janë, diversiteti kulturor, sundimi i ligjit, drejtësia sociale, respektimi

i të drejtave të njeriut, dhe parimi i demokracisë. Bashkimi Evropian

mund të konsiderohet si një krijese sui generis pasi ai parqet një rast të

veçantë. Bashkimi Evropian është një strukturë e re në mes të drejtës

ndërkombëtare dhe nacionale.39Në disa pikëpamje ai paraqet karak-

teristikat e një tërësie konfederatave (si politika e jashtme, dhe siguria)

dhe në disa pikëpamje është me afër me një strukturë federale (rendi

juridik, politikat e përbashkëta).40 Shtetet anëtare të BE-së, janë sovrane

por të bashkuara në BE, disa prej kompetencave shtetërorë i bartin në

BE dhe vendimet që merren pastaj i pranojnë në sistemet e tyre nacio-

nale dhe kështu kemi të bëjmë me parimin e supernacionalitetit. Federa-

ta është shtet dhe jo bashkim shtetesh. Ne mungese të teorisë federale

përtej shtetit, mendimi evropian shpiku një fjalë të re supranacionali-

zëm dhe me krenari shpall se Bashkimin Evropian të jetë sui generis.41

Bashkimi Evropian mund të kuptohet edhe si një bashkim shte-

tesh-kombe, pra as federate as konfederatë.42. Për aq kohë sa nuk do të

ketë kompetencë autonome, do të jetë e pamundur që të krahasohet me

shtet. Por sigurisht se në mënyrën si janë të rregulluara raportet mes

shteteve dhe Bashkimit ka elemente federaliste. Edhe pse Bashkimi

Evropian nuk ka një kushtetutë, ai ka shume karakteristika të një bash-

kimi kushtetutës federal.43 Elementi federalist i ngjashëm me shtetet

federale qëndron tek neni 4 i TBE, i cili parasheh: “Kompetencat që

Traktatet nuk ia japin Bashkimit, u mbeten Shteteve Anëtare”. Ndërsa 39 Hajredin Kuçi, E Drejta Evropiane, në Hyrje ne Sistemin Ligjor të Kosovës, (GIZ,

Prishtinë, 2019) f.76, 40 Jean Paul Jacque, E Drejta Institucionale e Bashkimit Evropian , (Tiranë: 2010),

f.87. 41 Robert Schűtze, European Constitutional Law,( Second Edition, Cambridge:

Cambridge University Press, 2012), f. 63. 42 Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Gjermane, 12 Tetor 1993. 43 Viki C. Jackson & Mark Tushnet , op. cit. f.1047.

Page 15: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

25

fushat në të cilat Bashkimi Evropian ka kompetenca ekskluzive janë:

bashkimi doganor, vendosja e rregullave të konkurrencës të nevojshme

për funksionimin e tregut të brendshëm, politika monetare për shtetet

anëtare monedha e të cilave është euro, ruajtja e burimeve biologjike

detare në kuadër të politikës së përbashkët për peshkim si dhe politika

e përbashkët tregtare.

Ushtrimi i tyre rregullohen përmes parimit të delegimit,

subsidiaritetit dhe proporcionalitetit.

Parimi i delegimit, nënkupton se: Bashkimi vepron vetëm brenda

kufijve të kompetencave që ia kanë deleguar atij shtetet anëtare përmes

Traktateve, ndërkohe që sipas parimit të subsidiaritetit, për fushat që

nuk bien në kompetencë ekskluzive të tij, BE vepron vetëm nëse dhe

për aq sa objektivat e veprimet e propozuara nuk mund të arrihen

mjaftueshëm nga shtetet anëtare në nivel qendror ose në nivel rajonal e

vendor, por mund të arrihen më mirë në nivel të Bashkimit. Parimi i

proporcionalitetit përcakton se përmbajtja dhe forma e veprimit të

Bashkimit nuk tejkalojnë kufijtë e asaj që është e nevojshme për arritjen

e objektivave të Traktatit.44

Për shumë vite, BE ka funksionuar me dy sisteme, një i integruar

i përberë nga tri komunitetet, tjetri i bazuar në dispozitat e Bashkimit

Evropian por Traktati i Lisbonës e unifikoi këtë strukturë. Traktati i

Lisbonës e zgjedh çështjen e ruajtjes së plotë të kompetencave autono-

me në favor të shteteve duke krijuar po ashtu të drejtën e njëanshme për

tërheqjen nga Bashkimi Evropian.45Sot BE-ja paraqet një bashkim mes

26 shtetesh 46dhe një numër institucionesh qendrore të cilat paraqesin

një strukturë komplekse në vendimmarrje. 47 Integrimi evropian, ka

favorizuar dhe lehtësuar bisedimet në mes entiteteve nen shtetërorë,

44 Neni 5 i Traktatit të Mastrihtit. 45 Neni 50 i Traktatit të Lisbonës. 46 Mbretëria e Bashkuara është larguar nga BE-ja me 31 janar 2020, pas negociatave te

ndërlikuara me BE. Dalja nga Bashkimi Evropian u bë në bazë te rezultatit të referendumit

të mbajtur me date 23 qershor, 2017. Rezultati i këtij referendumi ishte 51.9% ne favor te

daljes nga BE kundrejt 48.1% qe ishin kundër. Pjesëmarrja e votuesve në referendumi

ishte e lartë rreth 71.8%, apo me më shumë se 30 milionë njerëz votuan. 47 Institucionet kryesore të BE janë: Parlamenti, Këshilli Evropian, Komisioni,

Këshilli i Ministrave, Gjykata e Drejtësisë. Gjithashtu janë disa institucione tjera te

cilat kane një rol me ndikim ne punën dhe funksionimin e BE siç janë: Këshilli

Ekonomik dhe Social Evropian, Komiteti i Regjioneve, Agjencia Evropiane, Banka

Investime, Banka Qendrore Evropiane dhe Gjykata e Auditorëve.

Page 16: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

26

ndërsa zhvillimi ekonomiko-shoqëror i diferencuar i hapësirave të ndr-

shme gjeografike, stimulon përforcimin ose promovimin e niveleve

krahinore dhe nën shtetërorë të qeverisë. Idetë federale kanë depërtuar

në çdo institucion qendror të BE-së, qoftë atyre supranacioale apo ndër-

qeveritare duke ndikuar ndjeshëm në marrëdhëniet ndërinstitucionale

që rrjedhin përmes një shumëllojshmërie të gjerë kanaleve brenda dhe

jashtë institucioneve formale dhe kornizës politike të BE-së.48

Duke vështruar funksionimin e BE-së, sot mund të vërehen

elemente të cilat janë të krahasueshme me SHBA-të në vitet e para të

krijimit të tyre, përkatësisht, përvojën para federaliste. Mungesa e një

qeverie efektive, dhe mospajtimet e ish kolonive amerikane sollën para

dilemës së madhe, që ato ose të ndërronin mënyrën e qeverisjes ose të

ndaheshin plotësisht. BE-ja që nga themelimi i Komunitetit për Thën-

gjill dhe Çelik, deri në ditët e sotme, funksionon në bazë të institucio-

neve, trupave, komisioneve dhe kornizës ligjore e cilat shpesh e kontra-

diktojnë njëra- tjetrën.. Një fakt është i qartë që shtetet anëtare të Bash-

kimit Evropian, në proceset integruese kanë mbartur më lehtë sovrani-

tetin e tyre ekomomik në organet supranacionale, ndërsa sa i përket

sovranitetit politik, shtetet ngurrojnë ta bartin tek organet e BE-së. Duke

nisur nga fakti se BE, parqet hapësirën më të madhe tregtarë, BE-ja

mund të konsolidohet në një shtet federativ.

CONCLUSION

From what has been pointed out above, it can be concluded that

federalism is a system of government that is constantly adapting to

reality. Federal states have designed and lived many forms of fede-

ralism depending on what was considered necessary and what political

elites have desired. The European Union is not a federal state and is

conceived as an international organization, but its organization and

functioning have elements in common with the federal system of states.

Federalism can be seen as the process of adopting common policies and

making joint decisions on common problems. The mismatch and

accommodation of these realities has marked the end of some systems

of socialist federations in the past. The federal system has its advantages

and disadvantages, as does any other form of state power. Federalism,

by allowing the separation and coordination of power, enables respect 48 Michael Burgess, Federalism and European Union: the Building of Europe, 1950–

2000, (First published 2000, by Routledge), f. 273.

Page 17: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

27

for different identities, integration, multicultural coexistence, tolerance

and cooperation, and positively affects the existence of a state. In this

way, federalism has remained functional and stable. There is no parti-

cular model of federalism that can be copied and implemented in ano-

ther country. Cooperative Federalism, which provides for the intermin-

gling of the central state and member states in the exercise of powers,

is the form that prevails in contemporary federal states. But the central

government has the function of directing and coordinating, while for

the protection of the competencies of the member states, the principle

of subsidy is applied. According to this principle, the intervention of the

federal government is justified only when the state government is not

able to act effectively.

RECENSENTË:

Prof. Dr. Arsim Bajrami

Prof. Dr. Zenun Halili

LITERATURA:

- A.V. Dicey, Introduction to the Study of the Law of the Cons-

titution (10th ed., London and Basingstoke: 1959).

- Afrim Krasniqi, Partitë Poltike dhe Sistemet Politike, (Tiranë:

2008).

- Arsim Bajrami, Parlamentarizmi, (Prishtinë:2010).

- Arthur B. Gunlicks, The Lander and German Federalism,

(Manchester University Press: 2003).

- David L. Filips, “Ndarja e Pushtetit, zgjidhja e konfliktit

sirian”; Artikull i botuar në Gazetën “Zëri” me 23 mars 2016.

- Hajredin Kuçi, E Drejta Evropiane, në Hyrje në Sistemin Ligjor

në Kosovë, (GIZ, Prishtinë, 2019).

- Jean Paul Jacque, E Drejta Institucionale e Bashkimit Evropian

, Tiranë: 2010).

- Kurtesh Salihu, E Drejta Kushtetuese,( botim i katërt, Prishtinë

: 2004).

- Konrad Rueter, The Bundesrat and the Federal System,

(Berlin:2009),

Page 18: FEDERALIZMI I BASHKIMIT EVROPIAN DHE SHTETEVE …centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-1-1.pdf · 2020. 10. 11. · Shteti federal paraqet tipin e shtetit të përbërë nga

C E N T R U M 14

28

- Lidija R Basta Fleiner and Jean-François Gaudreault-Des

Biens, Federalism and autonomy in Routledge Handbook of Constitu-

tional Law, (ed) Mark Tushnet, Thomas Fleiner and Cheryl Saunders, (

Routledge, USA and Canada: 2013).

- Matthias Niedobitek,The German Bundesrat and Executive

Federalism” Perspectives on Federalism, (Vol. 10, issue 2, 2018).

- Medision, Letra e Federalistit nr. 39.

- Michael Burgess, Federalism and European Union: the Buil-

ding of Europe, 1950–2000, (First published 2000, by Routledge) ,

- R.R. James “ W. Churchill, Complete Speeches, (Chelsea

House,Vol, 7: 1974).

- Robert Schűtze, European Constitutional Law,( Second Edition,

Cambridge: Cambridge University Press, 2012)

- Søren Dosenrode, Federalism Theory and Neo-Functionalism:

Elements for an analytical framework in “Perspectives on Federalism,

(Vol. 2, issue 3, 2010).

- Temestocle Martines, E drejta Kushtetuese, ( UET, Tiranë: 2011).

- Vicki C. Jackson and Mark Tushnet, Comperative Consitutional

Law- third edition, (University Casebook Series. Harward Law School:

2014).

- Visar Morina, Gjyqësia Kushtetuese, (Prishtinë:2013).

- Zef Ahmeti “Mendime për Kushtetutën dhe Shtetin” (Zagreb:

2005).

- Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, ( Prishtinë:

2011).

- Zenun Halili.,Politika dhe Qeverisja e Shteteve të Bashkuara të

Amerikës, (Prishtinë: 2006).

BURIME LLIGJORE:

- Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Kushtetuta e Gjermanisë.

- Vendime të përzgjedhura të Gjykatës Kushtetutës Federale

Gjermane (2010).

- Vendime të Gjykatës Supreme të SHBA-së.

- Traktati Amsterdamit;

- Traktati i Mastrihtit.

- Traktati i Lisbonës.